Main Menu

Shkëndija në çerekfinale, eliminohet Vardari

Shkëndija e Tetovës ka deklasuar 5:0 ekipin e Kit Go në ndeshjen e kthimit, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 7 :0 avanson në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Për “Kuqezinjtë” 3 herë shënoi Shefiti, ndërsa finalizimet e Micit dhe Fazliut vulosën kualifikimin e Shkëndijës në raundin e rradhës.

Ndërkohë befasia vjen nga Makedonija Gjorçe Petrovi, pasi mundi 2:1 Vardarin në ndeshjen e kthimit, teksa me rezultat të përgjithshëm 3:2 vazhdon tutje.

Akademia Pandevi u mund 0:1 nga Bregallnica, mirëpo falë fitore 6:2 në ndeshjen e parë siguron biletë për në çerekfinale. Pobeda fitoi 4:1 Gostivari, ndërsa me shifrat e përgjithshme 6:2 vazhdon në raundin e rradhës.

Rabotniçki barazoi 1:1 me Tikveshin, ndërsa falë triumfit 1:0 në ndeshjen e parë avanson më tej. Biletë për në mesin e 8 skuadrave më të mira siguruan Bellasica dhe Sileksi, pasi eliminuan gjegjësisht Pelisterin dhe Skopjen.

Kujtojmë që Korabi kalon direkt në çerekfinale pasi në short mbeti pa kundërshtar, ndërsa të premten në hapësirat e FFM-së do të hidhet shorti për dyshet çerekfinaliste për Kupën e Maqedonisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share