Main Menu

Gostivari për 14 minuta e shkatërroi Teteksin

Skuadra e Gostivarit ka arkëtuar pikë të plota në përballjen e javës së 6-të që e ka zhvilluar kundër Teteksit.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gostivar, nikoqirët pas një loje pa gola në pjesën e parë, ishin të pandalshëm në fraksionin e dytë, në të cilën e gjetën tri herë rrjetën.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 70-të, kur realizoi Florent Osmani për rezultatin 1-0, shtatë minuta më vonë Lavdrim Skenderi dyfishoi në 2-0, kurse Valon Zeqiri në të 84-ën qëlloi për 3-0.

Kjo është fitorja e dytë radhazi e trajnerit të ri Erxhan Menga. Pas këtij triumfi, Gostivari me 12 pikë gjendet në vendin e dytë, pas gjashtë javësh të zhvilluara.

Rezultatet, java e 6-të
Gostivari-Teteks 3:0
Vëllazërimi-Pelisteri 1:0
Labunishta-Struga TL 2:2
Korabi-Gobleni 3:0
Skopje-Genc Kalemler 0:1

Renditja: Genc Kalemler13, Gostivari12, Struga Trim Lum 11, Vëllazërimi 9, Goblen 9, Labunishta 9, Skopje 7, Korabi 7, Teteks 4, Pelister 2 pikë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share