Main Menu

Gostivar, mbahet manifestimi “Vala e Re Kulturore”

Në Gostivar mbrëmë filloi manifestimi “Vala e Re Kulturore” me prezantim të së punës nga projektet “Bashkë drejt Evropës” dhe “Bashkë nën qiell të hapur”.

Bartës i projektit përkatës është Shoqata për Kulturë dhe Art “SILINDART” dhe i financuar nga Ministria e Kulturës.

Përmbajtje të definuara me të cilat u udhëhoq grupi punues qe takimi i nxënësve të talentuar të artit figurativ të shkollave të mesme. Nxënësit e përzgjedhur u ndanë në tre gupe punuese. Përderisa një grup i nxënësve ka qenë i angazhuar me pikturim me temë të cilën e mban edhe vet projekti, grupi i dytë i nxënësve realizoi përgatitjet dhe punimin rreth mozaikut të planifikuar, sipërfaqe e cila ishte e organizuar dhe përkrahur me pastrim dhe financim të një pjese nga Komuna e Gostivarit. Grupi i tretë i nxënësve realizoi përgatitjet rreth modelimit të kukullave për teatrin e fëmijëve, aktivitet gjithashtu i planifikuar për realizim në ditën e realizimit të eventit kryesor.

Grupet punuese multietnike të nxënësve të udhëhequr nga mentorë të tyre kurorëzuan aktivitetet e tyre më 25 shtator me shfaqe teatrale të kukullave dedikuar nxënësve të klasave të para të shkollave fillore, shpalosje e mozaikut dhe ekspozitë figurative.

Në Qendrën për Kulturë – Gostivar u interpretua shfaqja teatrale me kukulla “Kësulëkuqja” në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Në shfaqe morën pjesë nxënësit e klasave të para, edhe atë të tri grupeve multietnike.

Pjesëmarrësit mbrëmë e promovuan mozaikun në afërsi të urës së qytetit “Hafiz Jahja”, ndërsa në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë- Gostivar u hap ekspozitë me piktura të realizuara në lidhje me temën përkatëse.

Këshilli i të rinjve nga komuna e Gostivarit iu bashkëngjit këtyre aktiviteteve me projektin “Bashkë nën qiell të hapur”. Mbrëmë u mbajt mbrëmje muzikore me performim i artistëve lokal dhe shoqërive kulturore-artistike, ndërsa për sot në amfiteatrin veror është planifikuar mbrëmje poetike me pjesëmarrje të anëtarëve të Klubit të poetëve të rinj.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share