Main Menu

Jakupi i kënaqur me suksesin e karateistëve të tij

Gjatë fundjavës, klubi i karatesë “Asiart” nga Gostivari, me shtatë garues, mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Kupa e artë Tetovë 2018”, që u mbajtë nën patronatin e K.K. “Shkëndija”.

Me medalje të artë u stolisën garuesi Redon Sefuli në kategorinë 11vjeç -50 kg, ndërsa vendin e dytë e fitoi Sejdulla Fidani, i cili garoi në kategorinë 11 vjeç – 40 kg.

Me medalje bronzi u stolisën garuesit Ilir Shaqiri në kategorinë kadet – 57 kg, Besar Elezi në kategorinë 13 vjeç + 55 kg, Amina Abduraimi 11 vjeç – 40 kg dhe Fatma Arifi në kategorinë 10 vjeç -30 kg.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin e arritur nga ana e garuesve të mi. Në të ardhmen do të punojmë edhe më intesivisht me garuesit tonë dhe shpresojmë që të kapim majat në karate”, u shpreh trajneri i K.K. “Asiart” nga Gostivari, Berat Jakupi, i cili njoftoi se nga mesi i nëntorit do të marrin pjesë në kampionatin shtetëror për të rinj./Arena

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share