Main Menu

Gostivar, babë e bir sulmojnë me lopatë dhe shati shitësin shkaku i çmimit

Dje rreth orës 12 e 40 minuta, në Stacionin policorë Gostivar, është denoncuar dhunë në një objekt tregtarë, në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinovski,, në Gostivar, në të cilën kanë marrë pjesë 52-vjeçari L.N. dhe djali i tij 27-vjeçari Sh.N.nga fshati Banjicë e Poshtme.

Dy të denoncuarit, së pari kanë filluar zënkë verbale me të punësuarit në objekt, rretë çmimit të një produkti të caktuar, të cilin më herët e kanë blerë, pasi që Sh.N. me një lopatë të cilën e ka marur nga rafti në dyqan, gjatë përleshjes i ka rra në kokë personit N.Z. nga Gostivari, ndërsa L.N. me një shatë i ka thyer xhamat e dritareve të dyqanit. I lënduari N.Z. Është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, ku i është dhënë edhe ndihmë mjekësore.

Menjëherë L.N. dhe Sh.N. janë privuar nga liria, si dhe personat tjerë, të cilët kanë qenë të involvuar në në përleshje, N.Z. 54-vjeç nga Gostivari dhe E.M. 53-vjeç, T.A. 46-vjeç, dhe S.J. nga fshati Banjicë e Epërme.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share