Main Menu

Trajneri Menga debuton me fitore, Gostivari feston në Strugë

Në debutimin e tij të parë në pankinën e Gostivarit, trajneri Erxhan Menga e nis me fitore. Futbollistët e Gostivarit kanë festuar në Strugë duke mposhtur Struga Trim Lum me rezultat 4-1, në derbin e javës së 5-të në ligën e dytë – perëndim. Vendësit avansuan me golin e Nijaz Lenës, kurse më pas Gostivarasit ia kthyen ashpër.

Lavdrim Skenderi dhe Florent Osmani sollën përmbysjen e rezultatit në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë sërish Osmani nga penalltia dhe Besim vërtetuan triumfin e Gostivarit.
Pas këtij triumfi, Gostivari renditet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Struga Trim Lum edhe përkundër humbjes mbetët në krye të renditjes me 10 pikë sa ka edhe Genc Kalemler.

Rezulatet-Perëndim
Skopje-Vëllazërimi 1-0
Genc Kalemler-Korabi 3-1
Gobleni-Labunishta 1-1
Struga Trim Lum-Gostivari 1-4
Teteks-Pelister 2-1

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share