Main Menu

Portali maqedonas me “fake news” se kosovarët po pajisen me dokumente për të votuar në referendum, ja kush shkruan?

Portali “Kurir” ka publikuar një lajm me një një foto kryesisht me fëmijë në oborrin e Qeverisë duke theksuar se janë mbi 100 shqiptarë nga Kosova që kanë ardhur për tu pajisur me shtetësi. Lajmi i tillë i rrejshëm thirret në komente të lexuesve se gjoja ata kanë shkruar këtë, përcjellë INA.

“Atje po kryhet provimi i gjuhës maqedonase dhe se ata nuk dijnë asgjë, por duke u ndihmuar marrin çertifikatën dhe më pas pajisen me pasaporta të Maqedonisë”, shkruan një burim siç manipulon ky portal. Më tej thuhet se kjo bëhet që të gjithë këta të mund të votojnë në referendumin e 30 shtatorit. Por lidhur me këtë propagandë, ka reaguar gazetari Aco Kabranov duke theksuar se Kuriri i VMRO-së e tepëroi. Sipas tij, bëhet fjalë për nxënës të klasëve të 9-ta të shkollës fillore “Kole Nedelkovski” që vizituan Qeverinë dhe jo kosovarë të ardhur për tiu dhënë dokumente për të votuar për
referendumin.

INA kërkon që Këshilli për etikë në media të ndërmarrë masa urgjente ndaj kësaj propagande dhe manipulimi të opinionit përmes lajmeve të rrejshme.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share