Main Menu

“Game of Thrones”, dominon çmimet “Emmy”

“Game of Thrones” si dhe “The Marvelous Mrs Maisel” i fituan çmimet kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy”, që i nderon prodhimet televizive. Prodhimi i HBO-së “Game of Thrones” fitoi gjithsej nëntë çmime “Emmy”.

Krahas çmimit për dramën më të mirë televizive, “Game of Thrones” mori edhe çmime për efektet speciale. Claire Foy u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë në një seri dramatike”, duke e mundur Mossin. Ajo fitoi çmimin për portretizimin e saj të qetë, por të frikshëm të Mbretëreshës Elizabeth në dramën Netflix “The Crown”, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa, Matthew Rhys mori çmimin e tij të parë si aktori më i mirë që luajti një spiun rus të konfliktuar në sezonin final të serisë FX Cold War “The Americans”.

Fitues të tjerë të mëdhenj ishin “The Assassination of Gianni Versace” për serinë më të mirë dhe aktorin Darren Criss, i cili luajti një vrasës serik homoseksual, i cili e vrau projektuesin italian në Miami, më 1997.

Ndryshe, shfaqja “The Tale of Handmaid” dhe komedia “Atlanta” ishin humbësit më të mëdhenj, duke mos marrë asnjë nga çmimet më prestigjioze dhe kështu ishte një natë zhgënjyese për yjet Elisabeth Moss dhe Donald Glover. Ndarja e sivjetme e çmimeve Emmy solli shumë befasi për publikun dhe u ndoq nga miliona njerëz nga e mbarë bota.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share