Main Menu

Zaev: Rusia nuk e dëshiron anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Organet kompetente nuk kanë informacione se Rusia po tenton të ndikojë në mbarëvajtjen e referendumit me 30 shtator. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e gazetares së Finacial Times, informon MEDIAL.

“Është temë interesante, por ne nuk kemi argumente se Rusia po ndikon në mbarëvajtjen e referendumit, por e dim se ajo nuk është e gëzuar që Maqedonia po bëhet pjesë e NATO-së. Por unë po e përsërisë nuk ka alternativë tjetër për qytetarët e Maqedonisë përveç anëtarësimit në NATO dhe BE. Ne si Maqedoni dëshirojmë që të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet, prandaj u bëj thirrje qytetarëve tanë që me 30 shtator të tregojnë përmes vullnetit të tyre se nga duhet të lëvizë Maqedonia”, deklaroi Zaev.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share