Main Menu

Kur bëhet e rrezikshme tromboza e thellë venoze, format e mjekimit

Simptomat e mpiksjes së gjakut nuk janë të dukshme, prandaj duhet ekzaminim vjetor i rregullt; Nëse trombi shkëputet dhe arrin në mushkëri, kjo quhet emboli pulmonare dhe mund të jetë fatale

Tromboza e thellë venoze (TTHV) është formimi i një trombi në një venë të thellë brenda një muskuli në trup. Zakonisht shfaqet në këmbë, por mund të zhvillohet edhe në duar, gjoks ose pjesët tjera të trupit. Edhe pse është shumë e shpeshtë, tromboza e thellë venoze nganjëherë mund të jetë shumë e rrezikshme. Mpiksja e gjakut, e njohur gjithashtu si formimi i trombeve brenda enëve të mëdha të gjakut, janë shkaku kryesor i shumë sulmeve në zemër, tru, dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare. Simptomat e mpiksjes së gjakut zakonisht nuk janë të dukshme, çfarë është edhe arsyeja pse ekzaminimi diagnostikues vjetor i rregullt është i rekomanduar. Trombi mund ta bllokojë qarkullimin e gjakut në një enë, duke shkaktuar dëmtim të rëndë të organit ose vdekje. TTHV mund ta ndërpresë pjesërisht ose plotësisht qarkullimin e gjakut duke shkaktuar dhimbje kronike dhe ënjtje. Mund t’i dëmtojë valvulet në enët e gjakut duke e bërë të vështirë lëvizjen. Trombi i gjakut, po ashtu, mund të shkëputet dhe të lëvizë në drejtim të organeve vitale. Atje mund të shkaktojë dëm më të madh, ndërsa mund ta shkaktojë vdekjen vetëm brenda disa orësh. Nëse trombi shkëputet dhe arrin në mushkëri, kjo quhet emboli pulmonare dhe mund të jetë fatale. Embolia pulmonare mund të mos japë simptoma, por papritur mund të ndodhë kollitje, dhimbje e mprehtë në gjoks, frymëmarrje e shpejtë ose gulçitje gjatë frymëmarrjes, marramendje dhe kokëdhimbje.

Shkaqet

Ngurtësimi i gjakut, ose tromboza, zakonisht ndodh si një përgjigje e shëndetit brenda disa minutave pas prerjes së lëkurës ose kur ndodh ndonjë traum që shkakton gjakderdhje. Një mpiksje e gjakut ndihmon vulosjen e dëmit. Megjithatë, mpiksja e gjakut mund të jetë e rrezikshme kur ndodh brenda në enët e shëndetshme të gjakut. Mpiksja e keqe mund të ndodhë nga trombocitet që “aktivizohen” në grumbull së bashku. Kjo ndodh kur trombocitet vijnë në kontakt me muret e dëmtuara arteriale, ose për shkak të mangësive ushqyese, dieta e varfër ushqimore, apo predispozicioni gjenetik. Pasi trombocitet bëhen ngjitëse, forma e tyre ndryshon dhe ato shumë lehtë bëhen rrjetë apo grumbull, duke shkaktuar një mpiksje. Një faktor tjetër që mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut është prodhimi i fibrinës, e cila ndihmon lidhjen së bashku të trombociteve. Fibrina është produkti përfundimtar i një ujëvare të koagulimit (grumbullimit) të faktorëve që ndodh me aktivizimin e vetëm një molekule.

Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në shpërthimin e deri në 30.000 molekulave fibrinë në vendin e lëndimit në murin arterial. Faktorët që mund të shkaktojnë një shtim të palëvizshmërisë së trombociteve dhe të fibrinës përfshijnë: përdorimi i pilulave të pengimit të shtatzanisë, fazat e vona të shtatzënisë, mangësia në lëndët ushqyese, pirja e duhanit, radikalet e lira (ushqyesve joadekuate antioxidant), një dietë e lartë në kolesterol, acidet e ulëta yndyrore esenciale, një dietë e lartë në yndyrë të ngopur dhe e ulët në perime dhe peshk, si dhe sëmundjet e mëlçisë. Qëndrimi  ulur në fluturime të gjata ajrore, veçanërisht në kushte shtrënguese dhe mpirje, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të trombozës pulmonare. Topat e gjakut të mpiksur që formohen në këmbë ose në pjesë tjetër të trupit shkëputen dhe pastaj bllokojnë një nga arteriet e mushkërive. Disa masa praktike parandaluese gjatë fluturimeve të gjata përfshijnë ngritjen dhe ecjen çdo orë, veshja e lirshme dhe e rehatshme, shtrirja e këmbëve në mënyrë periodike dhe shtrëngimi e lirimi i muskujve të barkut dhe të ndenjurave. Po kështu, marrja frymë ngadalë dhe thellë. Ndërhyrjet e ndryshme kirurgjike mund ta shtojnë rrezikun për TTHV. Po ashtu, gjendjet e caktuara shëndetësore ose trajtimet mjekësore rrisin prirjen për ta zhvilluar trombozën e thellë venoze. Secila gjendje që kërkon pushim në krevat për më shumë se tri ditë, rrit rrezikun për TTHV.

Shenjat dhe simptomat

Nëse keni ndonjërin nga simptomat e shënuar më poshtë, sidomos nëse shfaqen papritur, atëherë vizitojeni mjekun:

Ënjtje në njërën ose të dyja këmbët
Dhimbje ose ndjeshmëri në njërën ose të dyja këmbët, që ndodh vetëm nëse jeni në këmbë ose duke ecur
Nxehtësi në lëkurën e këmbës së prekur
Vena të dukshme sipërfaqësore
Lodhje të këmbëve
Nëse trombi shkëputet dhe arrin në mushkëri, kjo quhet emboli pulmonare dhe mund të jetë fatale. Embolia pulmonare mund të mos japë simptoma, por nëse papritmas keni kollitje, dhimbje të mprehtë në gjoks, frymëmarrje të shpejtë ose gulçitje gjatë frymëmarrjes, marramendje dhe kokëdhimbje – atëherë thirreni ndihmën e shpejtë ose paraqituni në repartin e emergjencës. Për ta diagnostikuar trombozën e thellë venoze, mjeku do t’ju pyes rreth shëndetit tuaj, historisë mjekësore dhe simptomave, si edhe do të bëjë ekzaminimin fizik. Megjithatë, duke qenë se simptomat e TTHV i kanë edhe disa sëmundje të tjera, atëherë nevojiten edhe disa teste speciale për ta konfirmuar diagnozën. Këto teste janë: Ultrazëri; Venografia; Rezonanca magnetike.

Terapia

Objektivi i trajtimit të TTHV përfshin:

  • Parandalimin e formimit të trombit
    Parandalimi i shkëputjes së trombit dhe udhëtimi i tij drejt mushkërive ose ndonjë organi tjetër
    Shmangia e komplikimeve afatgjate, siç është dhimbja në këmbë dhe ënjtja
    Parandalimi i rishfaqjes së trombëve të gjakut
  • Antikoaguluesit (holluesit e gjakut) janë forma më e shpeshtë e trajtimit të TTHV. Dy barnat kryesore antikoaguluese janë heparina dhe varfarina.

Format tjera të mjekimit

Nëse antikoaguluesit ose procedurat trombolitike nuk janë të mundshme ose nuk e kanë efektin e duhur, mjeku mund të rekomandojë trajtim alternativ: Filtër në vena cava (pajisje e vogël metalike, e cila vendoset përkohësisht për të kapur trombët dhe për të penguar kalimin e tyre në pjesët tjera të trupit). Ngritje dhe ngjeshje (ngritja e këmbës së prekur dhe përdorimi i një mjeti special ngjeshës, mund të ndihmojë në largimin e simptomave të TTHV, siç janë ënjtja dhe dhimbja. Trombektomia venoze (në raste shumë të rralla nevojitet ndërhyrja kirurgjike për të larguar një tromb në venat e thella).

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share