Main Menu

Osmani:Ja çka e pret Goblenin në Gostivar

Sulmuesi i Gostivarit, Florent Osmani, ka deklaruar se maksimalisht e kanë shfrytëzuar pushimin në kampionat dhe se të gatshëm e presin sfidën me Goblenin nga Kumanova, në kuadrin e javës së 4-të në Ligën e dytë-Perëndim.

Gostivari është i treti në renditje me 6 pikë, kurse Gobleni një pozitë më poshtë me pesë pikë.

“Mendoj se këto dy javë jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjet e ardhshme. Brenda ekipit ekziston një atmosferë e mirë dhe shpresoj se pikët në ndeshjen me Goblenin do të mbesin në Gostivar”, shprehet sulmuesi me përvojë Osmani.

Ai vlerëson ekipin kumanovar.

“Gobleni ka një ekip të mirë, nuk e nënçmojmë asnjë ekip, me rëndësi ështe që të fitojmë dhe të kthehemi në krye të tabelës, pas asaj humbje në ndeshjen e fundit”, theksoi ai.
Në sezonin e ri, Osmani ka shënuar një gol kundër Korabit në Dibër.

“Unë si në çdo ndeshje edhe ndaj Goblenit do të jap maksimumin. Normal po që së me jepet rasti do shënoj, por e thash me rëndësi është fitorja ekipit”, përfundoi Florent Osmani.

Ndeshja Gostivari-Gobleni do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim prej orës 15:30 minuta.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share