Main Menu

IFIMES: Maqedonia përzgjedh mes (vetë) izolimit dhe të ardhmes euroatlantike

Gjithsej 63,6 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm, ndërsa 67,3 për qind janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës, tregon hulumtimi i mendimit publik që e zbatoi Instituti Ndërkombëtar për studime ballkanike dhe të Lindjes së Afërt (IFIMES) nga Lubjana.

Sipas anketës së zbatuar nga data 1 deri më 10 shtator të këtij viti ndaj 1.218 të anketuarve në të gjitha gjashtë njësiтч zgjedhore, në referendum nuk do të dalin 17,4 për qind e qytetarëve, përderisa 16,4 për qind nuk janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Nga të anketuarit, 86,7 për qind konsiderojnë se qytetarët e Maqedonisë pavarësisht dallimeve etnike dhe politike, duhet të tregojnë unitet kur është në pyetje anëtarësimi me të drejtë të plotë në BE dhe NATO, derisa 79,8 për qind mendojnë se integrimi euroatlantik është orientim i drejtë strategjik i shtetit.

Përqindja më e madhe e të anketuarve, 74,2 për qind e kanë vlerësuar negativisht punën e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, pozitivisht janë prononcuar 9,4 për qind, ndërsa qëndrim për këtë çështje nuk kanë 16,4 për qind.

Përqindje e lartë prej 79,2 e të anketuarve konsiderojnë se PSP nën udhëheqësi të Katica Janevës e kryen punën mirë, 14,4 për qind kanë mendim të kundërt, derisa 6,4 për qind nuk kanë qëndrim.

Hulumtimi i mendimit publik është pjesë e analizës për ngjarjet aktuale në Maqedoni që IFIMES e titulloi: “Maqedonia përzgjedh mes (vetë)izolimit dhe të ardhmes euroatlantike?”. Analiza së pari përkujton në lidhjen e Marrëveshjes së Prespës, pastaj kthehet në historinë e shtetësisë së Maqedonisë, ndërsa kapitull të veçantë përkushton në përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për referendumin, duke e quajtur “deri tani të paparë në rajon”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share