Main Menu

BESA kërkon mbështetje nga gostivarasit për referendumin dhe të votojnë “Për”

Në takimin e mbrëmshëm me qytetarët në tubim si pjesë e fushatës “dil PËR” kryetari i njërit krah të partisë Lëvizja BESA, Afrim Gashi, bëri thirrje në mbështetje pozitive në referendumin e caktuar për më 30 shtator.

Gashi duke sqaruar pjesë të marrëveshjes rreth emrit me Greqinë theksoi se me këtë marrëveshje, fitojnë edhe Shqiptarët si popull.

“Me referendumin dhe me zbatimin e ‘Marrëveshjes së Prespës’, Maqedonia do të bëhet me emër të ri Maqedonia Veriore dhe me këtë kjo hyn në grupin e shteteve multientike. Ajo deri më tani ka qenë shet me vetëm një komb. Me emrin e ri nuk identifikohet vetëm një komb por do të bëhemi me shtet, në të cilën jetojnë disa popuj. Kjo shqiptarëve u hap një faqe të re për funksionim, si në shtet, ashtu jashtë saj dhe integrimi në dy institucione shumë të rëndësishme BE dhe NATO”, tha Gashi.

Nga skena në Qendrën e kulturës KAÇKM, mbajti fjalim edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili duke kërkuar mbështetje për referendumin e ardhshëm e theksoi mbështetjen e vendeve përreth.

“Anëtarësimi në BE dhe NATO mund të ndodh vetëm me verdikt pozitiv në referendum. Dhe ky është fakt. Këtë na e tha kancelarja gjermane, presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe diplomatë të tjerë që udhëtuan në vend”, theksoi ministri Ademi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share