Main Menu

Deputeti Ibrahimi: Sulmuesit më thanë tani as Erdogani nuk do të shpëtojë

“Tashmë keni mbaruar, do t’ju mbysim juve shqiptarëve” – këto janë kërcënimet që ka marrë deputeti i Partisë për lëvizjen e turqve në Maqedoni Enes Ibraimi.

“Nuk besova se do të ndodhë ajo që ndodhi. Ku hynë dhunuesit në Kuvend unë isha te galeria. Për një kohë të shkurtër hynë. Filluan ta rrahin deputetin Pavlle Bogoevski, ndërsa e kërkonin deputeten Frosina Remenski. U thashë se nuk guxojnë të rrahin një grua. Mua më thoshin se tani as Erdogan nuk mund të më shpëtojë. Pastaj filluan të më godasin, vazhduan të më rrahin, por unë nuk pashë se kush më rreh, sepse ruaja kokën. Por, pastaj kur u ngrita dhe i pashë disa dhunues”, tha deputeti Ibrahimi.

Në vazhdim ai tregoi se ishte evakuuar nga policia, por se kishte parë dy nga protestuesit, ndërsa policia kanë thënë se janë kolegët e tyre dhe ua kanë mbyllur derën që të mos i shohin. Ai mes të akuzuarve njohu Munir Pepiqin, por tha se nuk kishte parë Pepiqin të sulmonte. Përveç Ibrahimit, sot do të dëshmojnë edhe deputetët Petar Atanasov, Hari Lokvenec dhe Katerina Kuzmanovska.

Ne seancën e kaluar dëshmuan kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe deputetët Nikolla Todorov dhe Vejsel Memedi.

Kryetare e këshillit gjyqësor është gjykatësja Dobrila Kacarska. Prokurorinë Publike e përfaqëson Vilma Ruskoska.

Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për kërcënim terrorist të sistemit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e e kanë të qartë aktpadinë, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve janë Luben Arnaudov Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski Lupco Dimovski, Johan Tarçulovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dusko Llazarov Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski Oliver Radulov, Saso Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska -Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Batman, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski Mihail Mladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento Goranço Angelovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share