Main Menu

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti ambasadorin amerikan Xhes Bejli

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti dje pasdite në kabinetin e tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli.

Në takim, siç njofton zyra për informim e Komunës së Gostivarit,, Taravari e njoftoi ambasadorin Bejli me rezultatet e shënuara gjatë qeverisjes së tij me Komunën e Gostivarit, por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohet, duke bërë me dije se vendosja e standardeve të reja në menaxhimin e komunës gjatë mandatit të tij, po jep edhe rezultatet e para në drejtim të përmirësimit të gjendjes.

Si shqetësim kryesor, Taravari e shpalosi, siç thuhet në kumtesë, një të vërtetë të hidhur, respektivisht rënien permanente të cilësisë së jetës në vend, ku nuk bëjnë përjashtim as banorët e komunës së Gostivarit. Si sfera më të goditura, Taravari potencoi arsimin, shëndetësinë dhe politikën sociale ku politikat e gabuara dhe keqmenaxhimi shumëvjeçar politik, i nxjerr gjithnjë e më shumë në sipërfaqe pasojat.

Ndër problemet kryesore, kryetari i Gostivarit i përmendi buxhetin e cunguar të komunës, bllokadat nga këshilltarët që vijnë nga radhët e partive që kontrollojnë pushtetin qendror, marrjen e kompetencave në arsim si pasojë e decentralizimit jo të mirëfilltë.

Taravari, shtohet më tej, shprehu gatishmëri që të ulet me të gjithë faktorët relevantë për të hartuar një strategji të mirëfilltë rreth depolitizimit të shkollave dhe arsimit.

Në takim, bashkëbiseduesit biseduan edhe për referendumin e 30 shtatorit, me ç’rast kryetari i komunës së Gostivarit njëherësh dhe sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, shpalosi qëndrimin e partisë së tij rreth kësaj çështjeje. Në këtë drejtim ai shprehu drojën e tij për jehonë të vogël në referendum për shkak të largimit masiv të popullatës e sidomos rinisë së Gostivarit me rrethinë, dukuri kjo shumë e theksuar edhe në nivel të vendit, sidomos tek popullata shqiptare.

Ai më tej ka siguruar ambasadorin Bejli se qytetarët e Gostivarit janë të përcaktuar për integrimin e vendit në NATO dhe BE, dhe se pjesa dërmuese e popullatës në Gostivar, këtë orientim do ta dëshmojnë edhe përmes referendumit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share