Main Menu

“Vetëvrasësi” shpallet shfaqja më e mirë në “Kokofest”

Edicioni i pestë i festivalit të komedisë “KoKo Fest” në qytetin e Korçës u mbyll me ndarjen e çmimeve. Tetë ditë të mbushura me emocione dhe të qeshura pafund, që ngjitën në skenë trupa nga Shqipëria dhe të gjithë trevat shqipfolëse. Në përfundim të këtij edicioni, juria e përbërë nga Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Adem Karaga, Rajmonda Bulku ndanë çmimet e “KoKo Fest”. Shfaqja më e mirë u vlerësua “Vetëvrasësi” Teatri i Korçës dhe Teatri Kombëtar; regjia më e mirë- Ilir Bokshi; aktori më i mirë- Adrian Morina dhe Ylber Bardhi; aktorja më e mirëElia Zaharia; aktori më i mirë joprotagonist -Visjan Ukcenaj; aktorja më e mirë- joprotagoniste Monika Lubonja; artistja e re- Paola Kodra; artisti i ri- Margent Caushi. Çmimi i karrierës (femër)-Margarita Xhepa, Tinka Kurti, çmimi i karrierës (mashkull)- Reshat Arbana; çmimi “KoKo Fest” “Nderi i Festivalit”- Koço Qëndro. Regjisori i shfaqjes “Vetëvrasësi” Suljeman Rushiti shkruan se edhe vetë puna me ketë vepër në Korçë ka qenë shpërblim. “Jam shumë i nderuar që shfaqja “Vetëvrasësi” u shpërblye me tre çmime në edicionin e pestë të “KoKo Fest”. Për mua vetë mundësia që të punoj në Korçë, me një ekip të mrekullueshëm, ta shfaq përpara spektatorit të rafinuar korçar, është shpërblim i çmuar. Vlerësimi nga një juri e përbërë nga më të mirët e artit mbarëkombëtar është nder dhe përgjegjësi për të ardhmen”, pohon regjisori. Aktorja e njohur Margarita Xhepa vlerësoi këtë festival, ku ishte e ftuar. “Korça ka për çdo artist, në çdo kohë motive që të frymëzojnë dhe të mbushin shpirtërisht”, u shpreh aktorja. Tragjikomedia “Vetëvrasësi” shkruar nga autori rus Nikolai Erdman e pati premierën në teatrin Korçës “Andon Zako Çajupi”. Me regji nga Sulejman Rushiti dhe kostumografi nga Bernarda Gjata, në këtë vepër interpretojnë aktorët Neritan Liçaj, Elia Zaharia, Zamira Kita, Olta Gixhari, Albano Prodani, Ligoraq Riza, Blerta Belliu, Klodjana Keco, Shkëlqim Jaupaj, Paola Kodra, Ilda Pepi, Mateus Frroku, Antonio Tole. Bashkia e Korçës falënderoi të gjithë artistët që u bënë pjesë e “KoKo Fest”, jurinë e festivalit, vizitorët e shumtë dhe në veçanti publikun korçar që u bë pjesë e këtij festivali.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share