Main Menu

Gatime Të Furrës – Patate Të Mbushura Me Mish Të Grirë Dhe Djathë

Patatet e mbushura me mish të grirë dhe djathë janë një recetë klasike dhe shumë e shijshme. Foto: Flickr

Gatimi në furrë i patates për fat të mirë nuk ka korniza.
Ato shijojnë shumë edhe nëse piqen thjesht me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe erëza, ose edhe nëse mbushen me djathë apo mish dhe piqen në temperaturë të lartë.
Bëhet fjalë për një recetë klasike dhe shumë të shijshme me tre përbërës kryesorë: pataten, mishin e grirë dhe djathin i cili i jep gatimit prekjen përfundimtare.
Djathi është element shumë i rëndësishëm sepse krijon një sipërfaqe të butë, të shkrirë dhe pakëz krokante që do ju bëjë të lëpini gishtat.
Përbërësit
4 patate mesatare,
450 gramë mish të grirë,
Një filxhan e gjysmë me djathë kaçkavall të grirë,
Gjysëm filxhani me qumësht,
2 lugë gjelle me majonezë ose salcë kosi
2 lugë gjelle salcë domateje,
1 qepë e grirë hollë,
2 thelpinj hudhër,
Kripë dhe piper,
Vaj Ulliri,
Gjalpë
Përgatitja
Lajini patatet mirë me ujë të bollshëm me gjithë lëkurë.
Më pas thajini dhe vendosini të piqen në furrë.
Pasi të jenë pjekur, AgroWeb.org ju udhëzon t’i hiqini nga furra, lërini të ftohen dhe më pas ndajini në gjysmë.
Në një tigan të thellë, kavërdisni qepën e grirë dhe më pas mishin e grirë dhe salcën e domates.
Gjatë kaurdisjes, shtoni kripë dhe piper.
Ndërkohë, merrini gjysmat e patateve dhe hiquni pjesën qendrore të tulit të gatuar.
Hidhini ato në një tas të thellë dhe përziejini me majonezën ose salcën e kosit, qumështin dhe djathin.
Shtoni mishin e grirë, hudhrën dhe erëzat e tjera.
Masën e mbushjes mund ta transferoni me lugë tek patatet e ziera.
Mbushini ato mirë e mirë, spërkatini me pak djathë të grirë dhe futini në furrë për 30 minuta.
Pas pjekjes, mund të shtoni sërish djathë të grirë dhe pak gjalpë, të cilët së bashku do të krijojnë sipërfaqen e artë e të shkrirë të patates së mbushur.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share