Main Menu

Shqipëria mposhtet nga Skocia

Shqipëria ka pësuar humbje prej 2-0 në udhëtimin e vështirë te Skocia, në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në përballjen e vlefshme për Grupin 1 të ligës C të zhvilluar në Hampden Park në Glasgou, skuadra vendase e pati më shumë iniciativën.

Megjithatë, në gjysmën e parë, Kuqezinjtë ia dolën që të mbaheshin duke shkuar në pushim pa gola.

Rezultati u zhbllokua me të filluar gjysma e dytë. Pas një harkimi në zonë, në përpjekje për ta larguar topin, Berat Gjimshiti e futi topin në rrjetë (47′).

Steven Naismith e dyfishoi rezultatin duke shënuar me kokë (68′), pas një harkimi në zonë nga një gjuajtje e lirë.

Përkundër humbjes, Shqipëria ndan vendin e parë me Skocinë me nga tri pikë të arkëtuara.

Megjithatë, në grupin që përmban vetëm tri skuadra, Kuqezinjtë i kanë zhvilluar dy ndeshje, ndërsa Skocia vetëm një.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share