Main Menu

Maqedonia me pikë maksimale nga 2 sfidat

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, shënoi fitoren e dytë në grupin e katërt të Divizionit D në Ligën e Kombeve, duke mundur konkurentin kryesor, kombëtare e Armenisë me 2-0. Autor të golave ishin Ezgjan Alioski nga penaltia dhe Goran Pandev. Ndërkohë edhe pse I kënauqr me lojën dhe rezultatet e arritur, trajneri Igor Angelovski, beson se sukseset e deritanishme, janë vetëm një pjesë e punës së kryer drejt Evropianit të vitit 2020.

“Secili që mendon se gjithçka ka përfunduar është gënjyer, pasi kemi edhe katër ndeshje të tjera dhe duhet të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, pasi që kemi edhe një ndeshje në Erevan dhe para saj ndeshje në shtëpi ndaj Lihtenshtajnit dhe gjithçka do të jetë e përfunduar kur para sfdës me Gjibraktarit, do të kemi pikë të mjaftueshme për vendin e parë.” tha mes tjerash Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë.

Ndërkohë trajner i Armenisë, Vardan Minasjan beson se Maqedonia maksimalisht i ka shfrytëzuar rastet e dhëna dhe se ka dyshim për penalitinë e akorduar për Maqedoninë në minutën e 13-të.

“Maqedonia na befasoi, Nuk kishte logjikë për penaltinë në pjesën e parë, ndërsa ne u nisëm me një strategji tjetër, mirëpo ia dhuruan pronësimin e topin në pjesën e parë. Në vazhdim ndryshuam strategjinë dhe duhej të shënojmë gol. Futbolli zhvillohet për të dhënë gol, ndërsa Maqedonia kishte dy raste dhe shënoi 2 gola. Kemi lojë ekipore, por duhet të kemi një nivel më të lartë të lojës dhe duhet të shfrytëzojmë rastet e tona.” tha mes tjerash Vardan Minasjan, trajner i Armenisë.

Maqedonia me 6 pikë të arkëtuara në dy përballjet e para, mban pozitën e parë në grupin e katërt të Divizionit D, duke lënë Lihtenshtajnin me 3 pikë në vendin e dytë, pasi kjo e fundit mundi Gjibraltarin me 2-0. Ndërkohë Armenia ka 3 pikë dhe mban pozitën e tretë , para Gjibraltarit me asnjë pikë. Më 13 tetor, Maqedonia do të mirëpret Lihtenshtajnin në Shkup, ndërsa Gjibraltari do të sfidojë Armenin në Erevan. (M.TH.)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share