Main Menu

Shqipëria kërkon fitoren e dytë në Skoci,kurse Kosova fitoren e parë

Kombëtarja e Shqipërisë, synon fitoren e dytë në grupin e parë të Divizionit C, posaqërisht pas fitores minimale 1-0 ndaj Izraelit. Trajneri Kristian Panuçi është gati të aktivizojë 5 lojtarë në repartin e prapavijës, ku Binaku dhe Hysaj, do të jenë në një vijë me qendren e mbrojtjes, ku do të rreshtohen: Veseli, Gjimshiti dhe Mavraj. Ndërkohë Basha dhe Memushaj do të luajnë në mesfushë, ndërsa Xhaka me Hykën do të jenë në krah, kurse Balaj pritet ta nisë si titullarë dhe i vetmuar në sulm.

“Kemi ardhur në Glasgou për të bërë më të mirën dhe për të kërkuar fitoren. I dijmë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të luajmë ndaj një skuadre të plagosur në një ambient të vështirë, që ka humbur 4-0 me Belgjikën. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Do ta tentojmë dhe vetëm pas ndeshjes do të flasim, nëse do të jemi të kënaqur me një pikë.” tha mes tjerash trajneri Kristian Panuçi.

Sfida Skoci – Shqipëri, do të zhvillohet në stadiumin “Hempden Park” dhe do të nis në orën 20.45.

Kosova, sfida e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Në terminin e njëjtë, kombëtarja e Kosovës, do të zhvillojë sfidën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur takohet me Ishujt Faroe. Kosova kërkon fitoren e parë në kuadër të grupit të tretë të Divizionit D, pas barazimit pa gola me Azarbejxhanin.

“Ndoshta njerëzit thonë se jemi skuadra më e mirë e grupit dhe duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Unë nuk i kam thënë skuadrës që duhet të fitojmë patjetër. Mua më intereson një performancë shumë e mirë. Ju thoni se duhet të luajmë lojë sulmuesi, por duhet të jemi të ekuilibruar në prapavijë. Fakti që në ndeshjet e fundit kemi pësuar pak, është diçka shumë e mirë.” tha mes tjerash trajneri Shalland.

Ndaj Ishujve Faroe , Kosova ka kujtime të bukura, pasi në sfidën miqësore në vitin 2016 në Gjermani, ka shënuar fitore 2-0 edhe pse pjesën më të madhe të takimit e zhvilloi me një futbollist më pak. Sfida Kosovë – Ishujt Faroe, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20.45. (M.TH.)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share