Main Menu

Terry e zbulon se përse Mourinho po dështon te Manchester United

Ish mbrojtësi i Chelsea, John Terry, i ka dalë në mbrojtje ish trajnerit të tij, Jose Mourinho, që nuk po kalon momente të mira te Manchester United.

Tash anëtari i Aston Villas, ka vënë në dyshim karakterin e lojtarëve të Manchester United. Ai ka shtuar se ‘Djajtë e Kuq’ mund të arrijnë suksese të mëdha nën drejtimin e trajnerit portugez, por vetëm nëse lojtarët tregojnë vendosmëri të madhe në kauzën e përbashkët.

“Në çdo klub ai ka pasur karaktere të mëdha dhe nuk jam i sigurt nëse i ka te Manchester United për momentin. Te Chelsea i kishte”, ka deklaruar Terry për ‘Sport Mail’.

“Gjithsesi unë mendoj se do të sjellë suksese tek United, por ka nevojë për më tepër kohë”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share