BEKTESHI-LIGJI PËR MBËSHTETJE FINANCIARE NË ZBATIM

Në kuadër të ligjit për mbështetje financiare të investimeve, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ditën e sotme vizitoi fabrikën e dyshekëve  ‘Almero’ në Gostivar për të informuar së afërmi pronarët e kompanisë rreth ligjit në fjalë dhe për ti dhënë ndihmesë për rritje të kapaciteteve të së njejtës. Sipas  Bekteshit, nga ana e ministrisë janë të përkushtuar që të ndihmojnë kompanitë e tilla për të rritur eksportin në vend.

‘Na gëzon fakti që pikërisht me prezantimin e ligjit të ri për mbështetje financiare, kompania Almero, vetëm  ka marrë masat për të rritur kapacitetin e tyre dhe së shpejti presim që së bashku, siç jemi sot të vijmë edhe në hapjen solemne të rritjes së kapaciteteve të kësaj kompanie. Ne do të jemi të përkushtuar që të ndihmojmë kompani të tilla të cilat ndikojnë në rritjen e eksportit të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht rrisin edhe numrin e të punësuarve.’

Menaxheri i kompanisë ‘Almero’, Adem Agai, falënderoi ministrin për vizitën dhe për informimin se si të vijohet më tej me qëllim që kjo kompani të rris kapacitetet e saja.

‘Falënderojmë ministrin në emër të punëtorëve dhe në emër të kompanisë që erdhi na vizitoi në vendin tonë, i pa produktet, e pa fabrikën, na informoi për kushtet, për më tutje si të veprojmë. Ne si kompani funksionojmë nga 2003 por atëherë kemi pasur vetëm 8 punëtorë, tani kemi arritur deri 43 punëtorë, vazhdojmë të shkojmë më lartë.’

Përndryshe, kompania Almero është kompania e parë nga  Republika e Maqedonisë e specializuar për prodhimin e dyshekëve dhe e cila i eksporton të njejtët në tregjet europiane, dhe shtetet e treta siç është Arabia Saudite dhe të tjera. Ndërkaq, ligji për mbështetje financiare të investimeve ka për qëllim të rris  nxitjen dhe zhvillimin ekonomik në Republikën e Maqedonisë përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë dhe punësimit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share