Main Menu

Risia e YouTube, tash video-klipet mund t’i shikoni më ndryshe

Me opsionin e ri të shërbimit më të madh të videos në botë, mund të kufizoni sa kohë do ta shihni, ndër të tjera.

Mjetet e reja të YouTube, të cilat duhet të jenë në dispozicion globalisht deri në fund të kësaj jave, janë shumë të thjeshta.

Përbëhet nga një koleksion statistikash për sa kohë keni kaluar duke shikuar videot, duke përfshirë YouTube Music dhe YouTube TV, disa opsione shtesë për t’ju ndihmuar të përcaktoni cilat njoftime do të merrni nga shërbimi i videos të Google dhe sa shpesh, dhe aftësia për të vendosur kufijtë e shikimit.

Nuk është e qartë nëse videot llogariten gjatë kohës që jeni offline dhe nëse keni kanale të shumta në YouTube nën të njëjtën llogari të Google, do të keni vetëm të dhënat e shikueshme që keni bërë gjatë kohës që jeni në llogarinë tuaj kryesore.

Për të marrë statistika në telefonin tuaj celular, thjesht hapni YouTube dhe klikoni në profilin tuaj në këndin e sipërm të djathtë për të hapur menynë e cilësimeve. Aty do të gjeni opsionin “Koha e shikuar”.

Sa i përket kompjuterëve, duket se Google nuk ka përmirësuar ende ueb faqen e YouTube për të mbështetur një funksion të ri, shkruan Gizmodo.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share