Main Menu

Veshë të mëdhenj, dhëmbë jopraktikë, hundë të turpshme: kështu transformohen lojtarët. A e keni parë CR7 para kirurgut?

Futbollistët, si çdo “VIP” tjetër, falë parave të shumta që fitojnë, bëjnë çmos për të patur një imazh sa më të kuruar. Kjo, jo vetëm në planin sportiv dhe njerëzor, por edhe të pamjes së jashtme. Sigurisht, pjesa e kokës ka më shumë rëndësi, me shqisat që ndodhet në të. Veshët e mëdhenj, dhëmbët e prishur e të shtrembër, hunda e thyer apo e shtypur nga një përplasje, apo e lindur ashtu, janë shqetësimet kryesore të sportistëve të ndryshëm, të cilët kanë gjetur prej kohësh zgjidhjen tek operacionet plastike. Më poshtë, përmes krahasimit me foto, mund të shihni se si janë transferuar 10 futbollistë nga bisturia e kirurgut plastik.

I pari në listë është Dani Alves: ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit, siç e shihni në foto, ka vënë dorë (bisturi) në veshët e tij. Dhe nuk është e vetmja…

Gareth Bale, kampioni i Real Madrid, i ka rikrijuar me të vërtetë veshët e tij. Siç mund ta shihni në foto. Megjithatë, nuk mund të themi se ka bërë diçka tjetër nga dora e kirurgut plastik.

Ashtu si Ronaldinho: i cili vetëm për një kohë mund të mburret me një buzëqeshje të denjë për klasin e tij!

Disa vite më parë, mbrojtësi qendror i Real Madridit dhe kombëtares spanjolle, Sergio Ramos, ka pasur një përplasje të ashpër në lojë me holandezit Roy Makaay, çka i kushtoi atij hundën e thyer. Për këtë arsye, ai iu nënshtrua një operacioni rinoplastik.

Dhe madje, Maradona nuk humbi asgjë. Pamja e bukur është e bukur!

Këtu nuk ka asnjë siguri, por imazhet duket se flasin qartë. Ibra duket se e ka prekur hundën e tij. Ende e njohur, por hunda e tij duket ndryshe nga ajo e treguar në kohën e Milanit.

Ai do të quhej “René Feo” (i shëmtuari René) dhe, në këtë mënyrë, ish-portieri René Higuita, i njohur për zhytet tij ekstravagante, ta vërë veten në duart e kirurgëve Operacionet e ndryshme ia kanë mundësuar të ndryshojë rrënjësisht pamjen e tij. “Tani jam i përsosur”, – tha ai.

Për të bërë më shumë zhurmë se të gjithë, megjithatë, është padyshim ndryshimi i CR7. Në të kaluarën, Cristiano Ronaldo nuk ishte ai që ne shohim sot. Për vite, në fakt, ai mbante aparatin e drejtimit në dhëmbë dhe jo vetëm. Pas një kohe, duket se i është nënshtruar një operacioni tjetër për të përmirësuar edhe më shumë buzëqeshjen. Pra, ka një shpresë për të gjithë. Dhe, duhet të thuhet, vlen ndihma e parave.

Po e mbyllim këtë listë me mbrojtësin e Lazios, Stefan Radu, i cili, siç e dini, është ndihmuar nga kirurgu për të gjetur flokë më të bukur. Të cilët i kishte humbur.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share