Main Menu

Qeveria me fushatë informative dhe promovuese për referendumin

Qeveria paralajmëroi fushatë promovuese dhe informative në prag të referendumit  më  30 shtator për pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Vendimin për fushatën për shpërndarje të informatave me interes publik për qytetarët/votuesit në Republikën e Maqedonisë, rreth përmbajtjes së Marrëveshjes me Greqinë, përfitimet nga integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe plani sipas të cilit vendi do të lëvizë drejt Aleancës dhe Unionit, Qeveria e e mori në seancën e 83-të të djeshme.

Këshilltari qeveritar për integrime euroatlantike Bojan Mariçiq, paralajmëroi se pas përfundimit të pushimeve verore fushata do të intensifikohet  dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat  e arritshme  në pajtim me Ligjin për referendum dhe  interesin publik  të definuar.

“Bindja e qytetarëve do të jetë para se gjithash se duhet të dalin dhe të votojnë sepse kjo është vota e qytetarëve. Referendumi është e drejtë e lartë demokratike dhe gjithë ata, të cilët janë të interesuar për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë me Greqinë dhe për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të dalin dhe të votojnë”, deklaroi Mariçiq.

Fushata, siç informuan nga pres shërbimi qeveritar, do të udhëhiqet sipas standardeve për komunikime publike nga interesi i opinionit dhe atë komunikim relevant, objektiv dhe i informimit, komunikime jopartiake, si dhe proporcionalitet dhe racionalitet.

Ministritë dhe organet e tjera shtetërore, nga Qeveria dje ishin detyruar  në afat prej tre ditëve  deri te Ministria e Financave  të dërgojnë informata për mjetet të cilat i kanë në dispozicion, ndërsa të cilat mund të ridrejtohen  për fushatën e referendumit.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share