Main Menu

Edhe 10 tërmete tjera ndodhën gjatë natës në Shqipëri

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë ka regjistruar të paktën 10 tërmete gjatë natës, nga ora 22:40 deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I fundit është regjistruar në orën 03:56 minuta në Bulqizë dhe ka qenë me magnitudë 1.7 rihter thellësi 23 km.

Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë poshtë nën 2. 4 të shkallës rihter.

Gjithashtu lëkundjet sizmike kanë vazhduar edhe gjatë pasdites së djeshme pas tërmetit më të fuqishëm që u regjistrua po në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter rreth në orën 17:38 të 11 gushtit.

Nëntë lëkundje kanë pasur epiqendrën në Bulqizë, ndërsa një që është shënuar në orën 03:28 të 12 gushtit ka qenë në Borsh.

Sizmologu Olgert Gjuzi në një intervistë për Ora News paralajmëroi se tërmeti i pasdites së djeshme që dëmtoi 60 banesa në Dibër do të shoqërohej me paslëkundje.

Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe këto tërmete janë të një shkalle mesatare që shpesh gjenerojnë edhe panik tek banorët.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share