Main Menu

Interi mposht Atl. Madridin, Higuain shënon golin e parë kuqezi

Mbrëmja e të shtunës ka ofruar dy përballje miqësore mes klubeve të Milanos, Inter dhe Milan, të cilat ishin mysafire, për t’u ndeshur me Atleticon dhe Realin.

Konkretisht zikaltrit u përballën me Atletico Madridin në “Wanda Metropolitana”, në ndeshjen e fundit të turneut veror ICC, dhe arritën të fitojnë me rezultatin minimal 0-1.

Një gol fantastik i Lautaro Martinez, vendosi fatin e këtij takimi, ndërsa Luciano Spalletti mori një përgjigje të mirë nga skuadra, një javë para startit të Serisë A.

Kjo fitore nuk i ndihmoi Interit në renditjen përfundimtare, me Tottenhamin që e fiton këtë turne falë golaverazhit më të mirë.

Skuadra angleze mban vendin e parë me shtatë pikë, aq sa ka Borussia Dortmund dhe Inter.

Arsenal, Liverpool dhe Real Madrid renditen në vendet katër, pestë dhe gjashtë, me nga gjashtë pikë të fituara.

Vendi i fundit në ‘International Champions Cup’ i ka takuar Barcelonës, me vetëm dy pikë.

Në stadiumin tjetër të qytetit, “Santiago Bernabeu”, u luajt trofeu me të njëjtin emër, ndërmjet Realit të Madridit dhe Milanit, sfidë që u fitua nga “Los Blancos” me rezultatin 3-1.

Benzema, Bale dhe Mayoral shënuan për skuadrën e Lopeteguit, ndërsa për Milanin shënoi Gonzalo Higuain, i cili gjen kështu edhe golin e parë me fanellën kuqezi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share