Main Menu

Atmosferë impozante në Sunny Hill Festival para performancave kryesore

Sunny Hill Festival po shkon drejt mbylljes së ditës së parë.

Me shumë aktivitete të mbajtura nga ora 14:00 që kanë argëtuar mijëra të pranishëm nga anë e mbanë bota, Sunny Hill po shkon drejt mbylljes së ditës së parë.

E pikërisht aty është edhe ajka, performancat kryesore të artistëve kulminantë të skenës si Grace Carter, Stanaj dhe superylli botëror, Dua Lipa.

Mbrëmja ka filluar me grupin “Asgjë sikur dielli”, për të vazhduar me grupin “Oda”, ku Dukagjin Lipa babai i Duas dhe organizatori i këtij festivali elektrizoi masën duke performuar këngët e vjetra në skenën gjigante të “Sunny Hill”.

Festivali ka karakter humanitar, 100,000 euro nga festivali i janë dhuruar organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta, Aktivititet Kulturore në Prishtinë dhe shkollave të muzikës në Kosovë.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share