Main Menu

Taravari hedh poshtë akuzat

Komuna e Gostivarit nuk mundëson ndërtime pa dokumentacionin e nevojshëm, thotë kryetari Arben Taravari në akuzat e degës së BDI-së se me aksionet për prishjen e objekteve pa leje, e mbulon të vërtetën dhe e stimulon krimin urbanistik dhe ndërtimin e objekteve të paligjshme.

“Për atë objekt ka procesverbal si dhe për disa të tjera të cilat shërbimet inspektuese kompetente i kanë bërë edhe për to udhëhiqet procedurë. Në Gostivar ka katër inxhinierë dhe gjashtë doktorë me mbiemër Taravari, a duhet t’u ndalohet të punojnë. Nëse ekziston lidhshmëri apo interes i përbashkët të firmave të familjarëve të mi dhe pushteti lokal duhet menjëherë të raportohen te institucionet kompetente”, tha Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari i ka hedh poshtë akuzat e lëshuara nga dega e BDI- Gostivar, duke i cilësuar ata si tendencioze.

“Nëse ndonjëherë është punuar me procedura në komunën e Gostivarit – janë këto tetë apo nëntë muaj, duhet të nxjerrin dëshmi se kemi dhënë ndonjë leje pastaj flasim. Unë i kam inkurajuar edhe partitë politike edhe qytetarët edhe shoqatat, për gjitha parregullsitë që mendojnë se ekzistojnë unë kam këtu dokumentacionin le të vinë ta shohin dhe ta paraqesin në organet kompetente”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Ndryshe, nga dega e BDI-së e Gostivarit, kanë paralajmëruar padi në organet gjyqësore, për shkeljet që bëhen nga ana e kreut të Komunës, Arben Taravari.

Në konferencën për gazetarët nënkryetari i degës Bashkim Hasani theksoi se firma e një familjari të afërt të kryetarit të Gostivarit ndërton objekt për banim në vendin ku është paraparë për terren sportiv në lagjen zona e tetë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share