Main Menu

Shkenca alarmon: Ngrohja globale do shkaktojë çekuilibrim të klimës

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Toka mund të përballet me një çekuilibrim të klimës në rast se rritja e mesatares së ngrohjes globale arrin në nivelin që shkakton çlirimin e rezervave kritike të karbonit.Shkencëtarët nga Instituti “Stockholm Resilience Centre” kanë theksuar se nëse disa nga depozitat kritike të karbonit në tokë shpërndahen dhe në rast se karboni i ruajtur këtu përhapet në atmosferë, efekti “domino” që do të krijohet mund të tërheqë tokën në një mosbalancim të pakthyeshëm klimaterik.

Shkencëtarët theksojnë se pyjet, oqeanet dhe toka absorbojnë 4,5 miliard tonë karbon dhe nëse kjo përhapet në atmosferë do ta kthente tokën në një “tokë serë”.

Në një botë të tillë, thuhet se temperaturat mesatare mund të rriten me 4-5 gradë dhe niveli i detit mund të rritet me 10 deri në 60 metra.

Profesori për klimën që kryeson studimin, Johan Rockström, është shprehur se nëse rritja e temperaturës globale arrin 2 centigradë, ne i japim direkt planetit tonë mekanizmin tonë të kontrollit.“Për momentin kemi kontrollin, por vetëm nëse tejkalojmë 2 gradë, bota nuk do të jetë më miqësore me ne, por do të bëhet një armik. Ne do ta kemi dorëzuar fatin tonë në duart e një planeti që ka filluar të humbasë ekuilibrin e tij”, theksoi Johan Rockström.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave “Proceedings of the National Academy of Sciences”

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share