Main Menu

Indonezi: Nga tërmeti i së dielës rritet në 319 numri i të vdekurve

Është rritur në 319 numri i të vdekurve nga tërmeti i së dieles në ishullin Lombok në Indonezi. Ministri i Sigurisë Wiranto, ka njoftuar se “Informacionet e fundit flasin për 319 të vdekur”.

Ndërkohë tërmetet nuk e lën të qetë ishullin turistik indonezian Lombok. Ai është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballësh.  Thuhet se lëkundjet shkaktuan rrënime të ndërtesave dhe panik tek njerëzit që u munduan të largohen me shpejtësi. Tërmeti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit.

“Tani ndihemi më të qetë, sepse familjet janë ribashkuar dhe jemi vendosur nëpër kampe. Ne po fillojmë të marrim ndihma ushqimore dhe gjithashtu njerëzit janë më të qetë  por tërmeti i sotëm na tronditi sërish”.

 “Ne ishim shum të tëfriksuar, ishim shumë të panik, sepse kjo është epiqendra e tërmetit.”

 “Ne ishim në makinë. Makina filloi të dridhej për shkak të tërmetit, ne dolëm nga vetura dhe filluam të vraponim” – thanë disa nga qytetarët e mbijetuar.

Nuk përjashtohet mundësia që ishullit të goditet edhe nga tëremte tjera. Punëtorët e shpëtimit ende po gërmojnë në rrënojat dhe po përpiqen të gjejnë personat që kanë mbetur poshtë ndërtesave që prej së dielës. Disa fshatra ishin “shembur plotësisht”, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq në Lombok.

Qeveria indoneziane thotë se më shumë se 1,400 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 156,000 janë shpërngulur./Mrt

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share