Main Menu

Hapet lista zgjedhore, ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote

KSHZ ja njoftoi se prej sot është hapur lista zgjedhore në të cilën qytetarët do të mund të bëjnë kontroll nëse kanë të drejtë vote në Referendumin e shtatorit. Sipas regjistrimit të fundit dhe pastrimit të listës zgjedhore, Maqedonia ka 1milion e 805 mijë e 707 votues.

Përveç kësaj, do nisë edhe paraqitja e gurbetçarëve për të fituar të drejtë e votës. Qasja deri tek lista zgjedhore do vijojë deri më 23 gusht dhe do bëhet në mënyrë elektronike ose në KSHZ dhe zyrat rajonale të saj. Ditën e fundit të kontrollit zyrat për kontroll do të punojnë deri në orën 12 të natës. KSHZ tregoi se qytetarët që nuk duan tu figuron adresa e vendbanimit në ueb faqe, për shkaqe sigurie, mund të bëjnë kërkesë në KSHZ për një gjë të tillë. KSHZ tregoi edhe procedurat se në çfarë mënyre gurbetçarët do të mund të paraqiten për të drejtë vote.

Deri sot 19 gurbetçarë kanë bërë paraqitje në ueb faqen e KSHZ së për të drejtë vote. Votimi në diasporë do të bëhet më 29 shtator, para votimit për referendumin në Maqedoni. Vendvotimet do të hapen në përfaqësi diplomatike dhe konzulare ku ka të paktën dhjetë paraqitje për votim.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share