Main Menu

(Untitled)

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ishte sot në takim te kryetari i komunës së Prizrenit,z. Mytaher Haskuka. Në takim u bisedua mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në nivel ndërkomunal,njoftoi përmes Facebook-ut,kryetari Taravari.

“Sot isha në një takim tepër të rëndësishëm me kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka. Jam i lumtur që isha në Prizren, të takohesha me një mik me vizion të qartë e evropian jo vetëm për qytetin e tij, por për të gjithë shqiptarët në Kosovë. Mytaheri është kryetar komune i një partie të një niveli të lartë për të gjithë trojet shqiptare si është Vetëvendosja dhe jam i lumtur që pikëpamjet e partisë Aleanca për Shqiptarët të cilën përfaqësoj, janë në një linjë me ato të kësaj partie.
Jam i bindur në suksesin e bashkëpunimit tonë, Prizreni është një qytet ku ka ndodhur një nga Besëlidhjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, është fat dhe privilegj të bashkpunojmë me një nga qytetet më të bukura shqiptare dhe me një parti si Vetëvendosja që i do shqiptarët dhe ata e duan!”

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share