Main Menu

Ndërroi jetë gjiganti i muzikës KROATE, OLIVER DRAGOJEVIQ

Dragojeviq prapa vetes ka lënë 23 albume të incizuara në studio

Karrierën e kishte filluar më 1963 si këngëtar dhe pianist në grupin e Splitit “Batali”, por suksesin e parë e kishte përjetuar në festivalin e Splitit më 1974. Pas kësaj në Split paraqitet me “Galeb i ja”, me kompozitorin Zdenko Runjiq, që bëhet edhe shenja e tij mbrojtëse dhe fillim i bashkëpunimit shumëvjeçar, që njihen si dyshja më e shpërblyer në skenën e muzikës kroate

Gjiganti i muzikës popullore kroate ka ndërruar jetë në spitalin e Splitit, ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, me të cilën që nga viti i kaluar është përballur në heshtje, me durim. Betejën e jetës Oliver e ka humbur të dielën në repartin e onkologjisë. Dragojeviq ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, kishte tumor në mushkëri, vitin e fundit ishte shumë keq, derisa në mëngjes kishte ndërruar jetë. Dragojeviq prapa vetes ka lënë 23 albume të incizuara në studio, shpërblime të shumta nga publiku dhe ngjarje e festivale të ndryshme, si dhe koncertet nëpër pallatet më të njohura botërore si ai i Nju- Jorkut “Carnegie Hall”, ai i Londrës “Royal Albert Hall”, i Parisit “Olympia”, “Opera House” në Sidnej… Kishte lindur më 7 dhjetor 1947 në vendin e quajtur Vele Luka, ku ka kaluar fëmijërinë, e në Split kishte ndjekur shkollën e muzikës.

Gjyshja e hatashme Karrierën e kishte filluar më 1963 si këngëtar dhe pianist në grupin e Splitit “Batali”, por suksesin e parë e kishte përjetuar në festivalin e Splitit më 1974. Pas kësaj në Split paraqitet me “Galeb i ja”, me kompozitorin Zdenko Runjiq, që bëhet edhe shenja e tij mbrojtëse dhe fillim i bashkëpunimit shumëvjeçar që njihen si dyshja më e shpërblyer në skenën e muzikës kroate. Pas kësaj radhiten hitet si “Skalinada”, “Malinkonija”, “Oprosti mi, pape”, “Vjeruj u ljubav”, “Piva klapa ispo’ volta”, “Nadalina” (duet me Boris Dvornik), “Karoca”, këngë këto që nga skena kroate kosniderohen si “evergreen” i muzikës argëtuese kroate. Ai ka vazhduar me sukseset në Kroacinë e pavarur, ku ishte laureat për ndarjen e parë të shpërblimit diskografik “Porin”, që kishte kaluar në shenjë të perforamncës së tij “Cesarice”, të autorit Zlatan Stipisiq Gibonni. Gjithsej ka fituar tetë çmime “Porin”. Nga publiku i Splitit Oliver është përshëndetur me një paraqitje në teatrin kombëtar vitin e kaluar, në koncertin e titulluar nga një prej këngëve të tij, duke u organizuar nga liga e Zhupës në luftën kundër kancerit. Ai thoshte se ishte me fat që kishte një grua të mirë e cila e kishte pritur duarhapur pas secilit koncert, e kishte pritur me atë që ai pëlqente më së shumti, me një pjatë me supë të nxehtë. Kjo me gjasë e rikuperonte, madje thoshte se askush nuk dinte të ziente një supë si Vensa, gruaja e tij. Ai ishte një njeri që kënaqej me gjërat e vjetra tradicionale, me ngrohtësinë e shtëpisë, fëmijët, nipat. Për gruan e tij ai thoshte se ishte gjyshe e hatashme, ajo që kujton të gjitha ditëlindjet, blen dhuratat, kujdeset dhe brengoset për të gjithë. Këto fjalë për gruan e tij ai i kishte thënë në fillim të vitit 2012.

Dashuria e tij e jetës Dashuria e tyre me dekada e gjatë kishte filluar më 13 maj 1973, e për të kjo ishte një nga ditët më të bukura të jetës. Disa herë kishte thënë se mjaft me beqarinë, mjaft me argë- timet rinore dhe në moshën 26 vjeçe e kishte njohur Vesnën, ajo ishte 19 vjeçe. E kishte njohur rastësisht, ishte pyetur për të dhe kishte kuptuar gjithçka rreth saj. Më në fund kishte caktuar një takim me të, dhe ishin takuar një mëngjes madje. Aty kishin vendosur të takoheshin pasdite, ishin takuar në një park. Ishin të lumtur bashkë, kishin një djalë, me emrin Dino, e në vitin 1978 binjakët Damir dhe Davor. Me rritjen e familjes, ishte shtruar nevoja për më shumë hapësirë e në fillim të viteve 80-a kishin marrë një banesë. Kjo pasi deri atëherë kishin jetuar në banesën e të atit të tij ku kishte jetuar edhe vëllai i tij me familje, e megjithëse ishin 11 veta nën një kulm, këngëtari mendonte për më shumë fëmijë. Mirëpo, deri te ardhja e nipave dhe mbesave, familja ndaloi në numrin pesë anëtarë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share