KOHËRA TË ÇUDITSHME!!

Kohëra të çuditshme!!

Prindërit dhe nënat, kujdesem për veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, dhe e harrojnë mbjelljen e vlerave dhe të moralit!

Punëtorët nuk janë të sinqertë në punët e tyre, me pretekst se pagat i kanë të ulëta, dhe harruan se Allahu i bekon në furnizim hallall dhe e shkatërron haramin!

Të rinjtë dhe të rejat, kalojnë orë të tëra në ecje nëpër tregje dhe dëfrim, dhe lodhen në reqatin e parë në namaz!

Të rinjtë dhe të rejat, dëgjojnë muzikë me gjoks të zgjeruar, kurse, kur e dëgjojnë Kuranin u shtrëngohen gjokset, dhe nuk e kuptojnë se hallalli nuk përzihet me haram!

E blejmë atë që e duam dhe e donë epshi me qindra, kurse kur e shohim kutinë e lëmoshës, hulumtojmë mos po gjejmë ndonjë pare të hekurit, e ta hedhim në kuti, dhe krenohemi me atë që e kemi bërë!

E kurdisim alarmin që të mos vonohemi për në punë dhe e harrojmë takimin me Allahun në namazin e sabahut, dhe gjithë e dimi se ka mundësi ta programojmë alarmin, edhe për namazin, po edhe për punë!

E shajmë njëri-tjetrin, dhe flasim për nderin e krijesave të Allahut, dhe harrojmë se i kemi melekët me veti që i shënojnë veprat!

Burrat i shohin gratë dhe vajzat e tyre, se si vishen dhe i shfaqin bukuritë e tyre, dhe nuk xhelozojnë, dhe nuk mërziten fare, me pretekst se ata janë të kuptueshëm dhe të civilizuar!!

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share