Main Menu

Policia arreston në Çegran një 17 vjeçar, kishte në shtëpi pistoletë, mariuhanë shkop bejsbolli, boks hekuri dhe thikë

Pjesëtarët e policisë nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike të Gostivarit, dje prej ora 19 e 30 minuta deri ora 21.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 17 vjeçarit nga fshati Çegran i Gostivarit.

Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës, në dhomën e tij në shtëpi janë gjetur: pistoletë ,,Zoraki,, kalibër 9 milimetër me dy plumba të njëjtit kalibër, një qese najlloni, me marihuanë, një bluarës me mbetje të marihuanës në të, një shkop bejsbolli, dy boksa metalik, një thikë, një sprey, dhe një cigare e mbështjellur me dorë (xhoint)

Gjësendet e gjetura janë foto dokumentuar dhe me vërtetim janë marrë për ekspertizë, ndërsa personi minoren në prezencë të prindit të tij, është arrestuar në Stacionin policorë në Gostivar, dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share