Main Menu

“Kroati” që mori flamurin shqiptar është serb

Personi me fanellë kroate, nuk është kroat, është serb dhe jeton në Zvicër.

Gjatë ditës së djeshme në të pothuajse të gjitha mediat e rajonit, u shpërnda video në të cilën shihet një person me fanellë kroate, duke e hequr flamurin kombëtar prej dorës së një personit. Por, tani u zbulua se personi me fanellë kroate, nuk është kroat, është serb dhe jeton në Zvicër.

Në atë video shihet se si ai ia rrëmben nga dora flamurin kombëtar shqiptar një personi me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës.

Ai quhet Sasha Tomic, dhe është nga Serbia. Kjo vërtetohet edhe përmes këtyre fotografive, ku ai shihet i veshur me fanellë të shtetit të Serbisë. Gjithashtu, në instagramin e tij e ka të shkruar se është nga Serbia.

Mbrëmë Kroacia triumfoi në gjysmëfinale kundër Anglisë me rezultat 2:1, derisa të dielën do të ballafaqohet në Finale me Francën.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share