Main Menu

Kroaci-Francë, finalja e madhe e Botërorit

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Botëror Rusia 2018-të.

Fillimisht Anglia kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Kieran Trippier pas një ekzekutimi fantastikë nga goditja e dënimit në minutën e 5-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsin prej 1:0 në favor të Anglisë, mirëpo në pjesën e dytë Kroacia arriti të barazoi rezultatin me anë të Ivan Perisic i cili realizoi në minutën e 68-të.

Pas këtij goli të Perisic, skuadra kroate u vërsul me të gjitha forcat drejtë portës së Anglisë, por nuk arriti të shënoj.

Kjo përballje përfundoi me barazim gjatë kohës së rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.

Në vazhdimin e dytë Kroacia shënoi golin i cili i dërgoi në finalen e madhe.

Mario Mndzukic ka shënuar në minutën e 109 të vazhdimit të  dytë.

Kroacia do të takohet në finalen  e madhe ndaj Francës e cila në gjysmëfinalen e parë e ka eliminuar Belgjikën me fitoren prej 1:0./GazetaFokus.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share