Main Menu

Një person me makinë pa targa shkel një polic në Bajnicë

Sot(11.07.2018) rreth orës 02.00, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë- Zyra e jashtme për detyra kriminalistike Gostivar, duke kryer aktivitetet në atarin e fshatit Bajnicë e Poshtme të Gostivarit, kanë vërejtur një veturë të tipit ,,Folsvagen Vento,,  pas të cilës nëpër rrugën e pa asfaltuar të fshatit Sushicë- Gostivar ka lëvizur veturë e tipit Xhip pa targa të regjistrimit i cili ka qenë i ngarkuar me dru djegëse për ngrohje.

Veturës ,,Xhip,, i është dhënë shenjë që të ndaloj, por për kundrazi , pasi që pjestari i policisë është drejtuar ndaj tij dhe në moment që është afruar, vozitësi ka ngritur shpejtësinë në mënyrë të hovshme, dhe është drejtuar në drejtim të pjestarve të policisë, ku njëri nga policët ka marur lëndime trupore.

Nga ana e pjestarëve të policisë është privuar nga liria, dhe është mbajtur në Stacionin policor në Gostivar 49 vjeçari A.M. nga fshati Bajnicë e poshtme, i cili e ka drejtuar veturën e tipit ,,Vento,,

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, zbulimin dhe identifikimin e tre personave të cilët kanë qenë në xhip.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share