Main Menu

Grant prej 4.6 milionë euro nga Zvicra, për infrastrukturën komunale në Gostivar

Një grant prej 4.6 milionë euro mjete të pa kthyeshme fitoi komuna e Gostivarit nga sekretariati shtetëror zviceran për çështje ekonomike (SEKO), për përmirësimin e ujësjellësit dhe infrastrukturës së kanalizimit në Gostivar.

Ku sot, në Ministrinë e Financave u nënshkrua marrëveshja me të cilën këto mjete do të jenë në dispozicion të komunës. Marrëveshjen e ka nënshkruar Ministri për Financa, Dragan Tevdovski, Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalec në Gostivar, Isak Lazami dhe përfaqësues nga KFV banka, e cila është administrator e mjeteve të grantit, Rene Eskeman.

Shuma e përgjithshme e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës komunale në Gostivar është 7.2 milionë euro. Këto mjete do të jenë të dedikuara për blerjen e zbuluesve të ujit me të cilat do të pakësohet humbja e ujit,kurse,gjithashtu janë paraparë mjete edhe për ndërtimin e rezervareve të reja, për gypa të ri dhe përmirësimin e rrjetit.

Pos grantit nga Zvicra, Gostivari për realizimin e këtij projekti do të marr edhe 250 mijë euro grant nga banka KFV, si dhe hua nga Qeveria prej 1.7 milionë euro. Gjithashtu, edhe komuna do të marr pjesë me mjetet e saja me shumë prej 682 mijë euro.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share