Main Menu

Sheqerinska nga Brukseli: Maqedonia do të marrë ftesën për në NATO

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në Bruksel konfirmoi se Maqedonisë do t’i jepet ftesa për në NATO, madje ajo ditën e sotme kur edhe duhet të merret vendimi nga vendet anëtare, e cilësoi si historike. Sheqerinska mori pjesë në konferencën në kuadër të samitit të NATO-s, ndërsa theksoi se shansi i humbur në vitin 2008 në Bukuresht nuk do të lejohet të ndodh sërish.

Sot është një ditë vërtetë historike për Maqedoninë, ditë kur mund ta përmirësojmë mundësinë që e lëshuam në vitin 2008. Mendoj se edhe në diskutimet e sotme të ministrave të jashtëm, atyre të mbrojtjes dhe kryeministrave u bë e qartë se një ndër lajmet më pozitive të këtij samiti do të jetë ftesa që do t’i jepet Maqedonisë. Sot të gjithë na uruan dhe e shfrytëzuan ta urojnë Maqedoninë për përparimin e madh. Publiku na shpërbleu me duartrokitje, sepse me të vërtetë janë të vetëdijshëm se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, por është e rëndësishme edhe si ditë e NATO-s. Shansi për anëtarësim funksionon dhe se dyert me të vërtetë janë të hapura dhe nëse e dini çfarë doni dhe nëse e dini se çfarë duhet të bëni atëherë shansi ekziston. Republika e Maqedonisë e humbi shansin në vitin 2008 dhe e pamë se një gjë e tillë na kushtoi si shtet dhe si popull. Sot jemi të bindur se gabimin do ta përmirësojmë dhe se Maqedonia do ta shfrytëzojë shansin historik. Dhe gjithë falë përpjekjeve dhe vendimeve të cilat i morën qytetarët e shtetit tonë, vendimet të cilati i morën institucionet, dhe jam e bindur se edhe në referendum të njëjtat do të konfirmohen. Sot Maqedonia do të marrë dritë jeshile nga të gjitha shtetet e fuqishme në botë që ta marrë ftesën për në NATO – tha ministrja  e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share