Main Menu

Në Gostivar dhe Tetovë mbi 250 të prishjes të rendit dhe qetsisë publike në 6 mujorin e parë

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ka kryer zbardhjen e plotë të numrit më të madhë nga 292 prishje të rendit dhe qetsisë publike, edhe atë në Tetovë 152 dhe në Gostivar 140, të cilat kanë ngodhur në këtë rajon, përgjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti.

Janë pregaditur 245 kërkesa për procedurë për kundërvajtje, kundër 350 kryerësve edhe atë, në Tetovë 166 dhe në Gostivar 184 të involvuar në këto raste.

Gati se gjysma e kundërvajtjeve, në gjashtë mujorin e kaluar, kanë qenë sulme fizike edhe atë 107 raste, ku 40 janë të regjistruara në Tetovë dhe 67 në Gostivar,, gjithashtu ka të regjistruara edhe 35 ankesa, në Tetovë 24, kurse në Gostivar 11 raste, kanë ndodhur edhe 23 përleshje, bërtitje, dhe sjellje e pa hijshme, në Tetovë 7 kurse në Gostivar 16 raste, gjithashtu edhe 16 fyerje, sharje, dhe poshtërim të zyrtarëve të policisë, ku në Tetovë 5 kurse në Gostivar 11 raste, etj.

Gjatë kësaj periudhe, janë denoncuar edhe 11 prishje të rendit dhe qetsisë publike, në shkolla dhe përrreth tyre, edhe atë në Tetovë 4 dhe në Gostivar 7 raste, gjithashtu kemi të bëjmë edhe me 6 prishje të rendit, nëpër gara sportive në Tetovë 5 ndërsa në Gostivar 1 rast, por edhe 24 kundërvajtje sipas Ligjit për pastërti publike.

Ndryshe, numri më i madh nga kryersit janë meshkuj, ndërsa vendndodhjet më të shpeshta janë rrugët dhe objektet hotelerike.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share