Main Menu

SPB Tetovë mbajtën takime, me udhëheqsin e zyrave të vendit, të fshatrave të Gostivarit realizoi aktivitetin “Prevencioni në vjedhje të rënda”

Në bazë të projektit ,,Prevencioni në vjedhje të rënda,, i cili filloi gjatë këtij muaji, dhe aktivitete tjera të planifikuara verore, në hapsirat e rendit dhe qetsisë publike, bartës i të cilit është Sektori për punë të brendëshme Tetovë, vikendin e kaluar ( 7 korik ), u mbajtën takime, me udhëheqsin e zyrave të vendit, të fshatrave të Gostivarit, edhe atë në fshatin Çegran Çajle dhe Forinë.

Në këto takime, pjestarët e policisë nga afër i njoftuan përfaqsuesit e tre zyrave të vendit, me përmbajtjen dhe qëllimin e këtij projekti, gjegjësisht se si qytetarët me efikasitet, të mbrohen nga vjedhjet e rënda, nëpër shtëpitë e tyre, dhe si të sillen nëse vërejnë lëvizje të personave të dyshimt, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Krahas kësaj, është bërë fjalë edhe për ardhjen e mërgimtarve të cilët punojnë jashtë vendit, dhe organizimin e darsmave dhe ahengjeve tjera familjare, dhe për nevojën që tju bëhet me dije organizatorve, të këtyre ahengjeve, që individë të caktuar tu përmbahen festimeve duke krrisur armë zjarri, dhe organizimin e paautorizuar të fishekzjarreve, e cila paraqet kundërvajtje ligjore, por edhe Vepër penale, nvarësisht nga rrethanat dhe pasojat përfundimtare.

Në këto takime gjithashtu, është bërë marveshtje, që tu sqarohet dhe tu kërkohet bujqive, maksimalisht të kenë kujdes, kur shfrytëzojnë maqinerinë që e posedojnë, kryesisht kur lëvizin nëpër rrugët rajonale dhe lokale të rrethit ku jetojnë, megjithatë edhe për zjarret e rezikshme që mund të shkaktohen gjatë këtyre dy muajve.

Takime të këtilla planifikohen edhe ditët në vijim, edhe atë me udhëheqsin e urbane, dhe me zyrat e vendit nga rajoni i Tetovës, dhe Gostivarit, me qëllim që të prevenohen ngjarje të mundshme negative, dhe problemeve të natyrës dhe karakterit të sigurisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share