Main Menu

Bexheti,Bajrami dhe Ademi largohen nga K.F. “Gostivari”

Kf Gostivari njoftoi tifozët e saj se Liris Bexheti, Jasir Bajrami dhe  Ilirid Ademi nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ri.

Përderisa për dy të parët nuk kemi informata se ngjyrat e cilit ekip do ti mbrojnë në stinorin e ri,për të fundin është më se e sigurtë se karierën do ta vazhdon tek klubi i Makedonija Gjorçe Petrov-it.

Kryesia e Klubit i falemnderoi fudbollistët në fjalë për kontributin e dhënë dhe u dëshiruan suksese ne karrierën e mëtejshme fudbollistike.

Nga burime brenda klubit,u informuam se largimi i fudbollistëve në fjalë,ka qenë dëshirë e shprehur nga vetë ata,por gjithashtu na konfirmuan se së shpejti do të ketë disa përforcime edhe në klubin e qytetit tonë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share