Main Menu

Granit Xhaka shpërthen pas kritikave për festën me shqiponjë

Disa ditë më parë sekretari i përgjithshëhm i Federatës Zviceriane u shpreh se nuk duhet të ketë futbollistë në kombëtare me 2 nënshtetësi.

Megjithatë Xhaka nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate, pasi siç dihet ai është më origjinë kosovare.

“Kur po luanim në Rusi dhe ishte problemi i shqiponjës, Aleksi erdhi duke na thënë që të mos shqetësohemi, pasi do të kishim mbështetjen e tij në çdo moment, ndërsa pas eliminimit, i njëjti person thotë që lojtarët me 2 nënshtetësi nuk duhet të luajnë”.

“Deklarata e tij vjen drejtpërdrejtë te unë dhe te futbollistët e tjerë si unë. Ai kishte të drejtë të thotë kështu, nëse unë apo të tjerët nuk do të jepnim maksimumi, por ne vijmë nga Rusia me vetëm një humbje.”, shprehet Xhaka. Por ai sqaron edhe situatën e të tjerëve në kombëtare.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe luajmë për kombëtaren e Zvicrës, pasi jemi padyshim mirënjohës për atë që Zvicra na ka dhënë. 50-60% e skuadrës është me dy nënshtetësi, pasi familja ime është nga Kosova, Embolo nga Kameruni, Akanzhi nga Nigeria e Rodrigez nga Kili. Gjithashtu, edhe Petkoviç është me dy nënshtetësi, por ne derdhim djersë dhe gjak për skuadrën kombëtare. Deklaratat e tij kanë sjellë shumë pakënaqësi dhe zhgënjim te ne”, përfundoi Xhaka

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share