Main Menu

Zaev për ERT: Referendumi do të mbahet më 23,30 shtator ose 7 tetor

Referendumi do të mbahet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor dhe qëllimi është që të përfundojnë të gjitha obligimet e planifikuara deri më 15 janar, tha kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT.

Ai shpjegon se referendumi do të ketë një karakter të detyrueshëm, do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov. Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me afatet për palën maqedonase Zaev thotë se qëllimi i vendosur për ne është 15 janari.

Zaev shpjegon se pas Samitit të NATO-s më 12 korrik, debati mbi referendumin do të hapet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor dhe pastaj do të ketë një periudhë prej 3 muajsh për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri i Maqedonisë shpreh bindjen e tij se referendumi do të jetë i suksesshëm sepse “qytetarët tanë duan miqësi me Greqinë dhe duan integrim me BE dhe NATO” dhe i zbulon pyetjet e mundshme.

Zaev thotë se me ratifikimin e Marrëveshjes edhe në Greqi, pra pas ratifikimit do të hyjë në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë Veriore dhe me hapjen e kapitujve në negociatat me BE, përdorimi do të fillojë në vend deri në anëtarësimin e plotë të vendit në BE, i cili sipas kryeministrit nuk do të jetë më vonë se 2025 dhe emri i ri do të përdoret kudo.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share