Main Menu

Bastisen disa lokacione piraterie në Gostivar dhe Tetovë

Pjestarët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, në bashkëveprim me Njësitin për hetime të krimeve kompjuterike të Ministrisë për punë të brendëshme dhe Agjencionin për shërbime mediatike dhe audiovizuele- Sektori pët mbrojtje të drejtave autoriale Shkup, më 04.07.2018 prej ora 10.00 deri 13.00, kanë kryer bastisje në 6 lokacione, për shkak të dyshimit për shkelje të drejtave autoriale, dhe të drejtave tjera lidhur me një subjektin juridik, nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë bastisjes, që është kryer me udhër të gjykatësit, tek tre persona fizikë, po aq edhe persona juridik, 2 në Tetovë 2 në Gostivar, në fshatin Çegran dhe në fshatin Sllatinë, janë gjetur dhe janë marur, për shkak të emitimit të paautorizuar të kanaleve nëpërmjet sistemit, përmes të cilit sigurohen shërbime televizive në internet, janë gjetur dhe me vërtetim janë marur: 5 resiver aparate, 3 shtëpiza kompjutori, dhe 3 Llaptop kompjutorë.

Pasë zbardhjes së plotë të gjitha detajve do të pasojnë edhe padi adekuate.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share