Main Menu

Sërish tërmet, lëkundet Durrësi dhe Tirana

Toka në Durrës nuk po gjen dot qetësi. Pas lëkundjes së fundit të raportuar, asaj të orës 18.36, me manjitudë 3.9, në fshatin Hamallaj, një tjetër tërmet është regjistruar, këtë herë në detin Adriatik, 18 km në perëndim të Gjirit të Lalzit.

Lëkundja më e fundit ka qenë më e lehtë sesa të tjerat, me manjitudë 2.7 dhe ka ndodhur në orën 19.11 të së mërkurës.

Sipas sizmiologëve, këto lëkundje më të lehta janë normale, sepse pasojnë lëkundjen kryesore të regjistruar rreth orës 11.00, e që shkaktoi panik mes qytetarëve në qytetet e Durrësit dhe Tiranës, por edhe në rajone të tjera të vendit.

Autoritetet njoftuan se lëkundjet e tërmetit të regjistruara përgjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa, por fatmirëisht nuk ka persona të lënduar.

Në Hamallaj ku ishte epiqendra e tërmetit dhe në Manzë disa shtëpi kanë pësuar krisje në mure, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në një supermarket në lagjen nr.17 Durrës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share