Main Menu

Për 1 orë Shqipëria u trondit 46 herë

Ditën e sotme Shqipëria është goditur nga disa tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme materjale e panik tek qytetarët.

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka treguar se tërmeti i parë ka rënë në orën 11:02 minuta dhe deri në orën 12:00 kanë rënë jo pak, por 46 tërmete të shkallëve të ndryshme.

Sipas tij, lëkundjet kanë qenë të fuqishme,në Tiranë është plasaritur muri i sallës ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë.

Në Elbasan raportohet se janë çarë muret e një pallati, ndërsa në Durrës janë dëmtuar dy banesa private.

Prefektja e Durrësit, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit, Rolanda Nasta konfirmoi zyrtarisht se nuk ka asnjë të lënduar .

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share