Main Menu

KF “Gostivari” fillon me përgaditjet për stinorin e ri

Klubi i fudbollit Gostivari edhe zyrtarisht nisi përgaditjet për kampionatin e ri në ligën e dytë të Maqedonisë përëndim,trajneri Mensur Jakupi njoftoi fudbollistët me plan programin e punës për fazat përgatitore ku, dy nga 7 javët e përgatitjeve do të bëhen në stadiumin e Gostivarit,të cilët llogariten javë të organizimit në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me konsolidimin e ekipit,ndërsa nga 16 korriku ekipi do të jetë në Mavrovë,ku gjatë kësaj faze ekipi i Gostivarit do të zhvillon edhe 6 ndeshje kontrolluese.

Sa i përket fondit të lojtarëve,drejtuesit e klubit janë duke bërë përpjekje për të sjellur disa fudbollistë cilësor për të qenë të denjë si pretendues për ligën e parë.

Ejup Ismani,menaxher i klubit fudbollistik Gostivari në një prononcim të shkurtë ceku se janë në bisedime të sipër me disa kompani private për sponzorizim të ekipit gjatë këtij sezoni,por gjithashtu tha se sponzori kryesor ngelet komuna e Gostivarit,dhe pret që edhe sivjet mos të kenë probleme financiare,kurse gjithashtu theksoi se sponzor për veshjet sportive e kan kompanin Lig nga Turqia.

Ndryshe duhet të theksohet edhe ajo se klubi momentalisht ka 14 lojtarë,me pritje që ky numër të ritet në 20 deri në fillim të kampionatit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share